Daçiç: S’e kam lehtë ta shoh Thaçin, por kjo është shfaqje politike
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se me marrëveshjen e Brukselit nuk njihet asnjë formë e pavarësisë së Kosovës, se kjo pavarësi është lënë në plan të dytë dhe se në të parin është Asociacioni i komunave serbe.“Ne me marrëveshjen e Brukselit nuk kemi njohur asnjë formë të pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, e kemi kthyer rrotën e historisë prapa”, ka thënë ai.“Nuk e kemi ndërtuar asnjë mekanizëm për të parandaluar atë, por tani do ta krijojmë Asociacionin”, thotë ai.Daciç ka shtuar se Serbia nuk ka menduar në mënyrë strategjike, e as nuk ka ndërtuar konsensus politik se çfarë donte. Ai i kthehet edhe shtrëngimit të duarve të ish presidentit të Serbisë, Boris Tadiç - para përfundimit të mandatit të tij me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Daciç thotë se e ka pyetur Tadiç se pse nuk e bëri këtë kur ishte në krye të shtetit.“A mendoni se kisha të lehtë ta takoj Thaçin 20 herë dhe t’i shtrojmë duart? Por, unë jam kryeministër, e kjo është shfaqje politike. Kështu bëhet kjo”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe Tadici do ta bënte të njëjtën, po të mos e satanizonin siç po bëjnë me të tani.