Haradinaj: Do kursej fjalët, por jo punën

Për ta festuar ardhjen e Ramush Haradinajt me shokë, në orët e mbrëmjes është mbajtur një manifestin për pritjen e tij në Prishtinë, i cili është mbajtur në sheshin Nëna Terezë, ku u paraqit me një fjalë të shkurtër rasti vetë Haradinaj dhe avokati i tij mbrojtës, Ben Emerson, i cili që nga fillimi i aktakuzës në herën e parë dhe të dytë ishte mbrojtës i Ramushit.Ramush Haradinaj, në paraqitjen e tij para qytetarëve të shumtë që ishim mbledhur për ta përshëndetur ardhjen e tij në Republikën e Kosovës, ishte fjalëpakë, por i cili premtoi shumë punë. Ai i ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe të tjerët që e kanë mbështetur atë gjatë gjithë kohës sa ai ka qenë duke u ballafaquar me drejtësinë ndërkombëtare. Haradinaj ka premtuar shumë punë për ta përmirësuar qeverisjen në vend dhe për ta rritur nivelin e ekonomik dhe demokratik në vend.“I kuptoj punët që na presin, e di cilat janë ato. Meqenëse tash jam i lirë me punu, ju siguroj se kam me punu, ju siguroj se kam me punu me gjithë ju që me e rritë kualitetin e qeverisjes në vend, menaxhimin ma të mirë me mundësitë që i ka Kosova, me resurset, që me e rritë nivelin e demokracisë në vend, do të punojmë për një zhvillim ekonomik në Kosovë, pra për një shoqëri në evropiane dhe në NATO. E di që ka kohë që edhe s’ju kam fol edhe kemi shumë më i thanë njëri-tjetrit, por unë edhe si përpara fjalët du me i kursye por punët jo, do të jemi në punë së bashku prej sot e tutje”, ka thënë ai.Kurse në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe avokati i tij mbrojtës, Ben Emerson, i cili e mbrojti atë gjatë gjithë procesit në Tribunalin e Hagës, edhe në rastin e parë edhe në të dytin.Emerson pasi i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë këtij rasti, ai më këtë rast i është drejtuar edhe Carla Del Pontes, e cila kishte ngritur aktakuzë në vitin 2004 dhe 2007, duke i kërkuar asaj që t’i kërkojë falje publike Ramush Haradinajt dhe gjithë Kosovës.