Shultz për Shqipërinë: Datë për negociatat; Camerun: Frikë nga emigracioni masiv
"Duhet të japim datën për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë sa më shpejt " kështu ka deklaruar Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz gjatë konferencës për mediat që mbajti në Bruksel në kuadër të zhvillimi të samitit të liderve të vendeve të Bashkimit Europian.Me këtë deklaratë Shulz shkon përtej dhënies së statusit, duke folur për hapje negociatash për antarësim. Por duke folur për bllokimin nga 5 vendet e bllokut prej 28 vendesh, Shultz deklaroi se vetë përfaqësuesit e tyre duhet të përgjigjen e të sqarojnë pozicionin e tyre."Siç e dini Komisioni Europian prezanton raportin në bazë të analizës për situatën politike dhe ekonomike në vend. Qëndrimi im është se ne duhet të japim datën për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë sa më shpejtë. Shpesh herë kam dashur të flas pse disa vende janë kundër zgjerimit të Bashkimit E uropian, por gjykoj se për këtë do të ishte mirë të përgjigjeshin vendet që e bllokojnë këtë proçes”ka thënë ai.Në fakt kryeministri britanik, David Cameron, e ka dhënë shpjegimin e tij në lidhje me votën kundër të Britanisë së Madhe për dhënien e statusit për Shqipërinë. Frika nga emigracioni nga Shqipëria, por dhe Serbia. Ai ka kërkuar masa të ashpra parandaluese të këtij fenomeni."Britania e Madhe do të mbështesë zgjerimin e Bashkimit Europian vetëm nëse do të vendosen rregulla strikte të emigracionit, duke vënë limite për qarkullimin e lirë të punëtorëve Do të duhen shumë vite, ndoshta një dekadë, para se një vend tjetër ti bashkohet BE-së. Kjo nuk mund të bëhet në të njëjtën mënyrë siç është bërë në të kaluarën".Sipas Cameron duhet të kalojnë dhjetë vjet, që Shqipëria apo Serbia të integrohen pas çeljes së negociatave, pasi siç ka vlerësuar ai, nuk duhen përsëritur gabimet që u bënë me antarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë dhe që rriti shumë numrin e emigrantëve në vendet e BE.Cameron hedh idenë që vendet aspirante për në BE duhet të arrijnë një nivel të caktuar të ardhurash për frymë para se të lejohet lëvizja e lirë për punë e tyre, ose shtetet anëtare të BE vendosin vetë, në mënyrë individuale për një numër të caktuar të emigrantëve që hyjnë në vendet e BE-së çdo vit.