Basha, drekë pune me ambasadorët e BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një drekë pune me ambasadorët e Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë.Takimi zhvillohet vetëm dy ditë pasi ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian vendosën shtyrjen për në qershor të vendimit për statusin e Shqipërisë.Kreu i PD-së Basha ka bërë fajtore qeverinë dhe kryeministrin Rama për dështimin për të tretën herë radhazi për marrjen e statusit kandidat në BE.Kreu i demokratëve ka theksuar më herët se veprimet 3 mujore të kësaj qeverie përmbysën të gjithë progresin që trashëgoi nga qeveria demokrate, me të cilat në bindjen e tij do të kurorëzoheshin padyshim me një ‘PO’ në Bruksel.