Buxheti 2014 dhe të ardhurat, Cani e bode përplasen me batuta dhe akuza personale
Diskutimi i të ardhurave në buxhetin e vitit të ardhshëm ka shkaktuar debate të forta në komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Ministri, Shkëlqim Cani, ka replikuar me ish-Ministrin Ridvan Bode duke kaluar edhe në akuza personale.Ish-kreu i Financave akuzoi qeverinë se po shkatërron ekonominë e vendit duke ulur investimet dhe duke rritur taksat, por ministri Cani iu kundërpërgjigj se ishte pikërish ai që ka shkaktuar tërmetin në ekonomi.Sipas projektbuxhetit për vitin 2014 parashikohen të mblidhen 42 miliard lekë më shumë të ardhura nga tatimet dhe doganat.Po pavarësisht kësaj, Ministri Cani pranoi faktin se duhen shumë reforma për të përmirësuar situatën.Sipas kreut të Financave të ardhurat për vitin e ardhshëm parashikohen të jenë 14 % më shumë të ardhura në krahasim me të ardhurat e buxhetit të rishikuar të 2013.