“Harrohet” gjykata administrative, në buxhet asnjë fond për institucionin e “kompromisit”

Krijimi i gjykatës administrative duket e ka gjetur të papregatitur qeverinë për të akorduar fonde për këtë administratë të krijuar rishtas në buxhetin e vitit 2014,i cili është në fazën e diskutimeve në komisionet parlamentare.Kryetari i gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, i thirrur në komisionin e ligjeve në seancë dëgjimore për buxhetin, ka sqaruar se kërkohet një fond prej 20 milion lekësh me shumë për të mundesuar gjykim normal në këto gjykata.Por deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi, sqaroi se kjo situatë është faj i Presidentit që dekretoi këto gjykata pa u krijuar infrstruktura e nevojshme, por edhe i KLD si organ përgjegjës për gjykatat.Kjo deklaratë e Subashit ka hasur në reagimin e shpejtë të deputetit të PD-së, Eduard Halimi,i cili i kujtoi ligjvënësve të PS se ishin ata që bllokuan gjykatën administrative për 7 vjet me radhë.Seancë degjimore në këtë Komision kanë zhvilluar Ministria e Drejtësisë, KLD, gjykata Kushtetuese, të cilat ishin dakord me buxhetin e akorduar nga Ministria e Financave.