Mbyllen guroret e fundit, Agasi: Do vijojmë të zbatojmë ligjin
Pas skadimit të afatit për çmontimin vullnetar të impianteve dhe linjave të përpunimit të gurit gëlqeror, Inspektoriati i Mjedisit në bashkëpunim me INUK dhe Policinë e Shtetit, kreu sot aksionin për mbylljen e guroreve në zonën e Krujës.Nga inspektimi është konstatuar se nga 25 guroret që ishin pezulluar një muaj më parë, vetëm 7 prej tyre nuk kishin çmontuar vullnetarisht linjat e përpunimit para afatit të vendosur nga Ministria e Mjedisit. Në zbatim të ligjit, Inspektoriati i Mjedisit hartoi procesverbalet dhe mbylli aktivitetin e tyre ndërsa filloi çmontimi i pajisjeve.Në aksion ishte i pranishëme dhe kreu i Inspektoriatit të Mjedisit, ErgysAgasi, i cili theksoi vendosmërinë për të vijuar deri në fund me zbatimin e ligjit, në të mire të mjedisit dhe të shëndetit të qytetarëve.Një muaj më pare Inspektoriati i Mjedisit kishte realizuar kontrollin e të gjitha impianteve të prodhimit dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe kishte marrë masa për vendosjen e sanksionit administrative të dënimit me gjobë dhe pezullimin e aktivitetit të 25 subjekteve që merreshin me shfrytëzimin e materialeve inerte në rrethin e Krujës si dhe revokimin e e lejes mjedisore.Duke u lënë një afat 30 ditor, Ministri i Mjedisit, LefterKoka kërkoi mirëkuptimin e administratorëve të këtyre subjekteve që të mbyllnin vullnetarisht veprimtarinë e tyre. Ai deklaroi se “Jo vetëm Kruja është në qendër të vëmendjes sonë.Elbasani, Fieri, Korça, Shkodra, Durrësi dhe e gjithë Shqipëria do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë mjedisor, në zbatim të legjislacionit në fuqi”.