Zbuloi eksplozivin në makinën e Dervishit, medalje dhe rritje grade për gardistin
Ministria e brendshme “shpërblen” me medalje dhe rritje në gradë, efektivin e gardës që zbuloi eksplozivin në automjetin e prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i akordoi Medaljen "Për Trimëri" efektivit të Gardës së Republikës, Petrit Doka me motivacionin “për cilësi të veçanta, kurajo e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe zgjidhjen e situatave të jashtëzakonshme”.Gjithashtu, rreshteri i Gardës së Republikës Petrit Doka është ngritur me një gradë në detyrë para kohe, si dhe iu dha një rrogë shpërblim.“Duke kryer me korrektësi detyrën dhe falë vigjilencës, Doka ka shmangur rrezikun potecial, të një shpërthimi me eksploziv brenda territorit të Objektit të Rëndësisë së Veçantë. Efektivi Petrit Doka ishte me shërbim në ambjentet e selisë së Kryeministrisë, kur në datë 13 dhjetor 2013, nga kontrolli i specializuar i ushtruar në hyrje të zonës së brendshme të Kryeministrisë, është konstatuar se në pjesën e poshtme të automjetit tip "Peugeot" me targa "TR 5066 N", në pronësi të shtetasit Besnik Dervishi, me detyrë prefekt i Vlorës, ishte vendosur një sasi eksplozivi” thuhet në njoftimin e MB-së.Gjithashtu Ministria e Brendshme thekson se çështja e vendosjes së eksplozivit në automjetin e prefektit të Vlorës Dervishi është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.