Rama takon biznesin e vogël, shpjegimi i parë për paketën fiskale dhe taksat

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zbritur në terren për ti shpjeguar nga afër biznesit të vogël efektet që do të sjellë paketa fiskale.Kryeministri është takuar me disa biznese të vogla në zonën e “Don Boskos”, ku ka shpjeguar mënyrën e heqjes së taksave për këto biznese dhe sa do të jetë tatim fitimi.Kreu i mazhorancës i premtoi biznesmenëve se në fund të vitit ata do të kursejnë më shumë para se në të kaluarën.Sipas Ramës heqja e taksës për biznesin e vogël është përmbushja e njërit prej premtimeve dhe synon që të bëjë më shumë drejtësi, duke paguar më shumë ai që fiton më shumë.