Biznesi kosovar kundër Ramës: Paketa e re fiskale na dëmton rëndë

Kundërshtimit të biznesit vendas për paketën fiskale i është bashkuar edhe biznesi kosovar.Në një takim midis Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë me Odën Ekonomike të Kosovës janë ngritur një sërë problemesh që dalin nga aplikimi i paketës fiskale.Safet Gerxhalliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, kërkoi që qeveria të nisë negociata për të mos kaluar peripeci të tilla.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, deklaroi se paketa fiskale duhet të jetë në favor të biznesit kosovar e pikërisht për këtë kërkoi rishikim të akcizës për prodhimet kosovare.Shpesh herë Shqipëria dhe Kosova janë përfhsirë në debate në lidhje me taksat e vendosura për prodhime të ndryshme. Përfaqësuesit e bizneseve të dyja vendeve kërkuan që ti jepet fund njëherë e mirë kësaj situate.