Kryeinspektorja e ILDKP-së në Prokurori, kërkon sqarime për dosjen
Kryeinspektorja e Përgjithshme e ILDKP-së, Zana Xhuka, dorëzon në prokurori disa prova materiale, për të sqaruar pozicionin e saj lidhur me kallëzimin e punonjësve të saj.Sipas prokurorisë, Xhuka është paraqitur në organin e akuzes me iniciativën e saj dhe eshte takuar për 40 minuta me drejtuesin e Prokurorisë Petrit Fusha, të cilit i ka dorëzuar disa materiale shkresore.Mësohet se keto dokumenta janë administruar në dosjen e task-forcës, e cila po verifikon kallëzimin e punonjësve të ILDKP-së ndaj saj dhe kallëzimin e Kryeinspektores ndaj një vartësi.Në dalje të Prokurorisë, Xhuka nuk ka folur,por eshte larguar me makinën e saj zyrtare.Pjesë nga padia e stafit të ILDKPQë prej vitit 2003 ILDKP ka patur arritjet e veta. Çdo vit janë depozituar ne Prokurori kallëzime penale për fshehje pasurie, janë propozuar masa administrative për mosdeklarim pasurie, janë vendosur gjoba për zyrtarë në konflikt interesi etj. Është i pari vit që ILDKPKI i ka rezultatet zero. Zero kallëzime penale për 2012 – 2013, zero masa administrative, zero parandalim dhe zgjidhje konflikti interesi. Pra, shkurt dhe qartë, zero punë dhe zero rezultate i një institucioni të tërë për 2012 – 2013 që mbahet me taksat e shqiptarëve.Ne sektorin financiar, është vjedhur duke shpërdoruar detyrën muaj për muaj bonusi prej 35.000 lekë i dhënë për transportin e zyrtarëve pa makinë, pa naftë e pa shofer. Znj. Zana Xhuka ka në përdorim personal makinën me targa zyrtare të ILDKPKI, gjithë sasinë e naftës prej 7.000 litra, shoferin personal dhe nuk duhet ta përfitonte këtë bonus sipas ligjit.E gjithë sasia e naftës e blerë për vitin 2013 është tërhequr nga Inspektorja e Përgjithshme nga magazina pa u justifikuar e shoqëruar me procedurat ligjore për tu përvetësuar, shitur dhe për tu futur si para te thata në xhepat e Inspektores së Përgjithshme.Në këto kushte, kërkojmë fillimin e cështjes penale ndaj Inspektores së Përgjithshme znj. Zana Xhuka për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes duke shpërdoruar detyrën parashikuar nga nenet 248 dhe 135 të Kodit Penal.