Arratisja, Gjykata e Korçës lë në burg 4 punonjës të burgut të Drenovës
Gjykata e apelit ne Korçë ka dhënë sot masën e sigurisë burg pa afat për kater punonjesit e burgut të sigurise se larte ne Drenove.Kështu per Valdet Brahollarin, ne detyre pergjegjes i sigurise se burgut, eshte vendosur masa e sigurise "arrest me burg", per Shpetim Peronken me detyre gardian eshte vendosur masa e sigurise "arrest me burg", per Riza Spahiun me detyre pergjegjes i Zyres se Informacionit eshte vendosur masa e sigurise "arrest me burg", per Margel Rrushanin me detyre ne grupin e gatshem eshte vendosur masa e sigurise "arrest me burg".Ndersa neser do te jepet masa e sigurise per kater punonjesit e tjere ne Gjykaten e Apelit. Punonjesit e burgut te sigurise se larte te Drenoves u arrestuan pas arratisjes nga ky burg te shtate te burgosurve Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Eduard Lula dhe Artur Gora.Punonjesit e burgut akuzohen se kanë shkelur skemën së sigurisë dhe rregullores, gjë e cila favorizoi arratisjen e shtatë të dënuarve.