Basha: Rama ta lexojë drejt vendimin e BE-së, të reflektojë për kohën e dhënë
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj mazhorancës për shtyrjen e statusit kandidat për në qershor nga Bashkimi Europian.Kreu i PD-së Lulzim Basha duke reaguar për deklaratën e djeshme për kryeministrit Edi Rama theksoi se ai e ka lexuar përciptazi vendimin e BE-së për shtyrjen e statusit"Shtyrja gjashtë muaj e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë rrezikon të bëhet një lajm edhe më i keq për vendin, prej leximit të përciptë dhe të gabuar që kryeministri shqiptar Edi Rama i bëri mbrëmë vendimit të Këshillit Europian. Fajin, sipas tij, e ka Europa, e ka Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe vendet e tjera që vendosën shtyrjen e afatit për Shqipërinë. Këta janë në ngërç. Këta duhet të zgjidhin ngërçin e tyre. Këta duhet të korigjohen ndërsa qeveria dhe kreu i saj nuk kanë asgjë për të korigjuar. Edhe pse statusin e bërë gati nga qeveria e artisë Demokratike e bënë me hije derisa e humbën fare gjatë 3 muajve të parë të qeverisjes së tyre. Mbrëmë nga kryeministri i vendit pritej reflektimi, thellimi në shkaqet e brendshme të dështimit, evidentimi i saktë i këtyre shkaqeve në funksion të eleminimit të tyre si një domodoshmëri për të fituar terrenin dhe kohën e humbur” tha Basha.Sipas kreut të PD-së, mbrëmë nga kryeministri i vendit pritej reflektimi, thellimi në shkaqet e brendshme të dështimit, evidentimi i saktë i këtyre shkaqeve në funksion të eleminimit të tyre si një domodoshmëri për të fituar terrenin dhe kohën e humbur por asgjë e tillë nuk dëgjuan qytetarët shqiptarë mbrëmë në dalje të kreut të ekzekutivit mbi refuzimin e statusit.“Përkundrazi edhe mbrëmë e njëjta mendjelehtësi, me të cilin ky kryeministër trajtoi dhe dështoi në çështjen e armëve kimike. E njëjta paaftësi, i njëjti naivitet në të kuptuarit e marrëdhënieve ndërkombëtare, e njëjta megalomani me të cilat drejton punët e vogla të qeverisë së tij të madhe duke i marrë frymën vendit dhe duke e çuar drejt asfiksimit ekonomik. Është e dhimbshme tat hemi por duhet ta themi. Rama nuk ka kuptuar asgjënga thelbi i vendimit të Këshillit të Europës. Keq ta ketë nga padia, keq e mos më keq ta ketë nga kokëfortësia. Pa të ketë zënë inat me Europën si dikur e të mos I bëhet vonë fare për dushin e fortë që mori. Një vit e humbëm statusin për shkak të Ramës shef opozite, gjashtë muaj e humbën pardjem e Ramën kryeministër. Nga çfarë shpalosi mbrëmë me leximin e vendimit të Këshillit Europian, duke parë qimen në syrin e të tjerëve dhe duke mos parë traun në syrin e tij, shqiptarët nuk kanë gjë në vijë” tha ai.Kreu i PD-së shtoi më tej se nëse nuk do të ket ë një reflektim të thellë nga qeveria, Shqipëria do të dështojë edhe në qershor duke mos marrë sërish statusin e vendit kandidat."Fati nuk do t`i buzëqesh Shqipërisë as për gjashtë muaj, një dështim i ri e pret vendin në lidhje me statusin nëse nuk do të ketë reflektime të thella me kokën ulur dhe në drejtimin e duhur. Populli shqiptar mund të jetë populli më pro europian i rajonit por kjo nuk mjafton nëse kryeministri i vendit nuk qeveris në mënyrë demokratike nga A tek Zh. Shqipëria nuk e kalon klasën nëse e kalon kryeministri. Shqipëria nuk pranohet nëse nuk pranohet kryeministri dhe qeveria e saj. Ky është rregulli që mbështetet në logjikën e shëndoshë demokratike se qeverisjen e zgjedh populli” shtoi Basha.