Paketa Fiskale, Berisha: Turp për FMN-në, besoi mashtrimet e Ramës

Ish kryeministi Sali Berisha ka kritikuar ashpër Fondin Monetar Ndërkombëtar që sipas tij i besoi mashtrimeve të Ramës.Duke folur në takimin e tretë të Partisë Demokratike me biznesin fason për paketën fiskale dhe buxhetin, Berisha theksoi se FMN duhet të ulet me opozitën për të faktuar të dhënat.“Kjo që bën kësaj here është një turp i madh për shqiptarët. Të lexojnë raportin që kanë shkruar e të mos i besojnë mashtrimet e Ramës se kjo do të thotë prishje e marrëdhënieve të shqiptarëve me FMN-në. Të ulet me përfaqësuesit e opozitës dhe ti faktojnë që raporti i shtatorit është i drejtë. Ka një borxh të fiskuar në këtë raport, gjithçka është online. Nuk ka audit më të mirë në botë se FMN dhe ka kompetencën më të madhe se çdo institucion, kurse te ne pranoi auditin e asaj që sëmund të pranohej kurrë të një kompanie të kapur në të katër anët me interesa”tha Berisha.Paketa Fiskale, Berisha: Jo papërgjegjshmërisë të RamësBerisha i bëri thirrje qytetarëve t’i thonë ndal politikës së qeverisë me paketën fiskale, duke akuzuar kryeministrin Rama se po e rrënon ekonominë dhe po e tërheq vendin me shpejtesi drejt recesionit.“Po flas si ish kryeministri i vendit, si një ish kryeministër  që është përpjekur shumë për një klimë biznesi, vendosi një model jo të përsosur por i dha frymëmarje biznesit, do i lejoj vetes të bëj apel te ndergjegjia qytetare e çdo shqiptari. Në një moment kritik për vendin, kur një ekip i papërgjegjshëm paaftë në historinë e vendit do të trajtojë këtë vend si një lopë për ta tërhequr zvarrë, rrugëve, sheshevee, fshatrave dhe qyteteve, ne duhet t`i themi jo me gjithë forcën këtij akti të papërgjegjshëm. Duhet të bëjmë ate që bëri një bukëpjekëse në lagjen “Don Bosko” që i shkoi kryekreu për vizitë dhe ia përplasi në fytyrë siç e meritonte. Duhet të bëjmë atë që i bëri një invalide me karrocë që i tha ku e kam pensionin, pse s’ma jep. Ne nuk mund të ulim kokën përpara kësaj që po ndodh. Po i lë taksat. Unë po ju them që asnjë taksë nuk është rritur përveç naftës. Po ky është një krim i shëmtuar. Dua t`ju  siguroj dhe t`ju them se ai që preket më pak nga nafta është ai që ka veturën dhe ai që preket më shumë nga nafta është ai që s`ka veturën dhe mos e konceptoni këtë si një taksë për ata që kanë vetura.Rritja e çmimit të naftës në një vend kur çmimi i saj është nga më të lartit është absolutisht firmosje për ta rrëzuar vendin si një lopë dhe për ta tërhequr në recesion”tha Berisha.