Prishtina përshëndet vendimin për Haradinajn
Ndërsa presidentja e kosoves Atifete jahjaga, dhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi kanë përshëndetur vendimin e gjykatës ndërkombëtare të Hagës për lirimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.Në një njoftim për shtyp, presidentja e kosovës ka cilësuar vendimin e sotëm për Haradinajn, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn, si një dëshmi se lufta e UÇK-së ka qënë një luftë e drejtë.Ndërsa kryeministri Thaçi ka theksuar se procesi i tejzgjatur ka qënë i dhimbshëm për të gjtihë qytetarët e Kosovës."Ky vendim është dëshmia më e fortë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe nuk ka kryer krime për të cilat jemi akuzuar padrejtësisht. Ky proces i stërzgjatur i Gjykatës së Hagës kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt ka qenë shumë i dhimbshëm për t’u përballuar jo vetëm për ata dhe për familjet e tyre, por ka qenë shumë i vështirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shtetin tonë" thuhet në deklaratën e kryeministrisë së Kosovës.