KE për lirimin e Haradinajt: Inkurajojmë dialogun pajtues

Komisioni Europian ka reaguar sot për vendimin e Gjykatës së Hagës  për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së Lahi Ibrahimaj dhe Idriz Balaj.Zëdhënësi  Peter Stano ka theksuar se KE-ja inkurajon dialogun për forcmin e raporteve fqinjësore."Komisioni është në dijeni  të vendimit të sotëm të Gjykatës për Ramush Haradinajn, Idriz Baklajn dhe Lahi Brahimajn por Komisioni nuk komenton vendimet gjyqësore. Megjithatë ne do të donim të nënvizojmë edhe njëherë inkurajimin tonë të fuqishëm për të gjithë partnerët tanë në rajon që të vazhdojnë punën në arritjen e pajtimit dhe forcimin e raporteve të mira fqinjësore" theksoi Stano.