Nikoliç: Lirimi i Haradinajt nuk është i bazuar në drejtësi

Presidenti i Serbisë Timosllav Nikoliç, e ka cilësuar si  jo të drejtë vendimin e Gjykatës së Hagës e cila liroi ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.Në një deklaratë të presidencës serbe  thuhet se vendimi I Gjykatës së Hagës vështirëson përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon.“Për krime të tmerrshme ndaj serbëve të Kosovës nuk do të dënohet askush. Vendimet e tilla nxisin separatizëm, i vështirësojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon, i anulojnë përpjekjet e deritashme për normalizimin e raporteve të Beogradit me Prishtinën, dhe rrisin euroskepticizmin në popullin e Serbisë. Vendimi më i ri i Gjykatës  nuk është i bazuar në drejtësinë në të cilën do të duhej të ishte themeli i kësaj gjykate”, thuhet në deklaratën e Presidencës.