Gjykata e Tiranës jep masën “arrest me burg” për Shtjefën Lleshin
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryetarin e Gjykatës së Pukës Shtjefën Lleshi.Ish-kryegjykatësi i Pukës akuzohet për korrupsion ndërsa gjatë seancës gjyqësore Lleshi ka qëndruar në heshtje.Ndërkohë 3 ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-prokurorin e Pukës Pëllumb Premçi, ish- sekretaren Liljana Shkjau dhe ish-kancelaren Meliha Kuka, avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi dhe shoferin e Prokurorit të Pukës, Dëfrim Premçi.Në pamjet e transmetuara në një emision investigativ, shfaqeshin sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau dhe kancelarja e Gjykatës së Pukës, Meliha Kuka, të cilat merrin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi dhe prokurorit Pëllumb Prençi, pesëqind mijë lekë të reja për të ndryshuar masën e sigurisë për një të pandehur nga “arrest në burg pa afat” në “detyrim për paraqitje”.Ndërkohë, disa ditë parë KLD-ja liroi nga detyra kreun e Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi.