Biznesi kërkesë për dialog:Të shtyhet paketa fiskale, Rama të nisë konsultimet

Biznesi i huaj dhe vendas i kërkojnë qeverisë shtyrjen e hyrjes në fuqi të paketës fiskale. Dhoma Amerikane e Tregtisë, Dhoma Britanike e Tregtisë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës njëzëri kërkuan më shumë kohë për të diskutuar me grupet e interesit.Gjatë fjalës së mbajtur në një aktivitet të organizuar nga Fondacioni për liri ekonomike, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Croëford, deklaroi se qeveria duhet të bëjë më shumë transparencë dhe se nuk duhet të aplikojë paketën fiskale në datë 1 janar 2014.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, gjithashtu kërkoi që të kjo paketë të mos nis zbatimin në fillim të 2014, pasi kjo mund të rezultojë e dëmshme për qytetarët.Zenel Hoxha, përfaqësues i biznesit britanik në vendin tonë kërkoi më shumë korrektesë në lidhje me sistemin e taksave, pasi kjo në të kundërt do të shkaktonte vonesa për integrimin e vendit.Sipas përfaqësuesve të biznesit, në vendin tonë politika e re fiskale duhet të nxisë investimet e huaja direkte dhe investimet lokale dhe ndryshimi i menjëhershëm i sistemit fiskal, në mungesë të një debati publik efikas, mund të çojë në rritjen e evazionit fiskal dhe njëkohësisht në largimin e investitorëve nga vendi ynë.