Qeveria serbe: Vendimi i Hagës, i turpshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2012, 11:59
Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Millivoje Mihajlloviç, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Hagës për të liruar ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, është i turpshëm.“Kjo ëhstë një goditje e rëndë për drejtësinë dhe një pengesë serioze për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Mihajlloviç për mediat serbe.Sipas tij, me këtë vendim do të zhgënjehen të gjithë ata që mendojnë se do të ketë pajtim në rajon.Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.