Gjykata e Hagës shpall të pafajshëm Ramush Haradinajn

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, ks nisur në korrik të 2010-ës.Vendimi i gjykatës së Hagës është pritur me fishekzjarre në sheshin kryesor të  Prishtinës ku qindra persona ishin mbledhur duke parë live përmes ekraneve gjigante të vendosura në vendimin e gjykatës për tre ish-luftëtarët e UÇK-së.Përfaqësuesi i AAK-së Besnik Tahiri e cilësoi si ngjarje historike për Kosovën vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e tre-luftëtarëve të UÇK-së.Tre ish-luftëtarët e UÇK-së akuzoheshin për “ torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars - 30 shtator të 1998-ës.Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u patën liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj qe dënuar me gjashtë vite heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturimin” e të burgosurve të UÇK-së.Rigjykimi që nisi më se dy vite më parë, pat ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rendësishëm”.Ish-kryeministri Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij pritet të kthehen në Kosovë brenda ditëve të ardhshme.Pavarësisht mosangazhimit të tij politik gjatë kohës sa zhvillohej rigjykimi i pjesshëm, Haradinaj ka mbetur kryetar i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, drejtimin e së cilës pritet ta vazhdojë pas kthimit në Prishtinë.Vendimi i Tribunalit të Hagës në rastin Haradinaj vjen rreth dy javë pasi kjo gjykatë hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për dy ish-gjeneralët kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.Sipas vendimit në fjalë, të dy gjeneralët ishin dënuar me 24 dhe 18 vite heqje lirie për shkak të bashkëpunimit gjatë operacionit “Stuhia” të kryer në verën e vitit 1995 në Krajinë të Kroacisë.