Serbëve të veriut do tu dorëzohet protokolli për IBM-në në dhjetor
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, dhe kryeministri Ivica Daçiç kanë thënë se deri më 4 dhjetor do t’iu dorëzojnë serbëve të veriut të Kosovës protokollin e Marrëveshjes me Prishtinën për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.Gjatë takimit në Beograd me përfaqësuesit ilegjitimë të serbëve të veriut, Nikolliç ka thënë se Serbia nuk do të njohë kurrë “shpalljen e njëansme të pavarësisë së Kosovës”.Daçiç, në anën tjetër, ka njoftuar përfaqësuesit serbë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani me Prishtinën.Kryetari ilegal i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, ka thënë se serbët e Kosovës nuk mund të pranojnë zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), nëse “ajo nënkupton vendosjen e kufirit me Serbinë qendrore”.Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen në fjalë në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.