Gjiknuri me USAID, diskutime për konçesionet, TAP dhe interkonjeksionin me Kosovën

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, priti në takim një delegacion të USAID-it, të kryesuar nga Steven S.Burns.Ministri Gjiknuri informoi delegacionin për gjendjen e sektorit energjetik dhe hapat e ndërmarrë për të normalizuar atë.Me prioritet, në këndvështrimin e Ministrit, mbetet nxjerrja e sektorit të shpërndarjes nga kriza financiare në të cilën ndodhet, e lidhur kjo ngushtë me zgjidhjen e konfliktit mbi kompaninë CEZ Shpërndarje.Përfaqësuesit e USAID-it mbështetën hapat e ndërmarra nga qeveria dhe sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë si Banka Botërore dhe FMN, për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë të këtij konflikti përmes negociatave mes qeverisë shqiptare dhe CEZ-it.Në takim u fol edhe për politikat e ndjekura deri më tani sa i takon licencave, ndërsa u theksua angazhimi për të rritur transparencën.Gjiknuri kërkoi ndihmën e USAID për të realizuar dixhitalizimin e të dhënave të koncesioneve duke e bërë gjithçka transparente për publikun, duke optimizuar mënyrën e kontrollit nga ana e institucionit përgjegjës dhe për informim më të shpejtë për investitorët e huaj.Ministri u ndal edhe tek projekti i gazsjellësit TAP dhe përspektivës së zhvillimit të vendit në këtë kontekst duke diversifikuar edhe burimet energjetike.Linja e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte gjithashtu në tryezën e diskutimit ndërsa Ministri shprehu bindjen se shumë shpejt do të nisë puna dhe projekti do të përmbyllet në vitin 2015.