Dëmtimi i skulpturave në Korçë, arrestohet nga policia një i dyshuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2013, 17:11
Policia e Korçës vë në pranga një të ri, si i dyshuar për dëmtimin e skulpturave në parkun “Rinia” në Korçë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 24-vjeçari me inicialet P.C, i cili u kap me një varre në dorë të cilën e përdorte për thyerjen e skulpturave.Arrestimi i të 24-vjeçarit u bë pas dënoncimit nga Bashkia për dëmtimin e skulpturave. Sipas Bashkisë nga 40 skulptura të vendosura në këtë park prej vitesh, 19 prej tyre kanë rënë pre e sulmeve.Ky institucion kërkoi ndihmën e policisë për identifikimin dhe kapjen e atyre, ndërsa akti i shëmtuar është dënuar dhe nga vetë qytetarët e Korçës.