Biznesi i madh apel Ramës, Konfindustria: T’i rezistojë FMN-së për paketën fiskale

Konfindustria i kerkon qeverise shqiptare, qe pavaresisht kerkesave te misionit te FMN si kushtezim i nje kredie te mundshme gjate pergatitjeve te projekt buxhetit te vitit financiar 2014, te jete e kujdesshme dhe te shmange ndryshimet te thella ne politikat fiskale te deritashme.Përmes një deklarate për mediat, Konfindustria vlereson se do te ishte me pasoja te renda ne afatgjate per zhvillimin ekonomik te vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare, nese paketa fiskale shoqeruese e buxhetit 2014 do te prekte thelbin e politikave te taksave te ulta.Sipas Konfindustrisë, rritja e taksave dhe tatimeve per kategorite e biznesit, qe punojne ne kushtet e konkurences se lire, tregjeve te hapura dhe te paprivelegjuara, do te ishte me pasoja te renda per zhvillimin ne afatgjate te ekonomise kombetare. Si rrjedhojë, demet financiare te ekonomise shqiptare ne skenarin e mesiperm do te ishin te pallogaritshme dhe kredia e pritshme e FMN prej afersisht 200-250 milion & do te kishte vlere te paperfillshme.Konfindustria keshillon qeverine shqiptare, qe perpjekjet e saj per qendrueshmerine financiare dhe rritjen e te ardhurave publike te mos perqendrohen ne ndryshimin thelbesor te politikave fiskale, por te perqendrohen kryesisht ne politika te mirefillta ne natyre ekonomike si p.sh: -luftes kunder evazionit te siguruara nga permiresimi i administrimit te sistemit fiskal te sotem mbeshtetur ne taksa te ulta, b- ne kryerjen e reformave strukturore te natyres se paster ekonomike me qellim rritjen e kontrollit dhe luftes kunder monopoleve dhe oligopoleve private ne tregjeve strategjike, c- masave me te ashpra te mundshme per te ndalur daljen e paligjshme te parave te shqiptareve jashte vendit.