Debatet për Car Dushanin, shqiptarët kërkojnë heqjen e shtatores

Shqiptarët në Maqedoni nuk mund ta pranojnë vendosjen e përmendores së Car Danushit  në sheshin kryesor të Shkupit, ndërsa persona të panjohur janë përpjekur të rrëzojnë këtë permendore. Ata arritën  të dëmtojnë vetëm disa pjesë të saj pasi nuk janë lejuar nga policia.Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka konfirmuar ngjarjen dhe thotë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e autorëve.Ky akt ka pasuar pas reagimeve të shumta në opinion dhe pas deklaratave të shumë zyrtareve në pushtet të cilët thonë se askush nuk e dinë kush e ka vendos Car Dushanin në qendër të Shkupit.Për këtë, partitë shqiptare në Maqedoni fajësojnë njëra-tjetrën. Shqiptarët e konsiderojnë ngritjen e saj si një provokim të rëndë të qeverisë maqedonase dhe kërkojnë që shtatorja të hiqet sa më shpejt nga ura që lidh dy anët e lumit Vardar pranë sheshit të Shkupit.Shqiptarët në kryeqytetin e Maqedonisë përbëjnë të paktën njëzet përqind të popullatës, sipas regjistrimit të vitit 2002.