Tërnava: Mos shkoni në Siri, po luftohet për interesa personale

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka komentuar bashkëngjitjen e shqiptarëve të Kosovës në luftën e Sirisë.Tërnava ka thënë se shkuarja dhe vdekja në Siri nuk i bënë kosovarët as “dëshmorë” e as “shehidë”. Sipas tij, atje po bëhet luftë për interesa personale të palëve të implikuara.Ai u ka bërë thirrje të rinjve kosovarë që të qëndrojnë në Kosovë dhe të mos ia mësyjnë asaj rruge, pasi që sipas tij, “ne në Kosovë kemi më shumë punë për të bërë sesa të shkojmë e të humbasim jetën në shkretëtira”.“Nuk është Siria vend ku ai që vdes merr shkallën e shehidit apo të dëshmorit. Kjo pasi që të gjitha palët që janë të përfshira në këtë luftë kanë interesa të ndryshme personale dhe se lufta po bëhet mes anëtarëve të vetëm një besimi”, ka thënë Tërnava.Sipas tij, shkuarja në Siri në këtë rast nuk përkon me normat islame, andaj fton të gjithë ata që gjenden atje të kthehen.“Asnjë nga Kosova të mos ia mësyjë më shkuarjes në Siri. Të shtyrë nga motive të ndryshme apo nga motivi se me shkuarjen atje ai do të fitoj kënaqësinë e Zotit, le ta dinë se kjo nuk është e vërtet”, ka theksuar Naim Tërnava.