Largohen 700 kg lëndë kimike nga ish-uzina Dajti

Ministria e mjedisit në bashkëpunim me ushtrinë shqiptare kanë larguar 700 kilogramë lëndë të rrezikshme kimike nga ish-uzina Dajti, pranë zonës së tregut në kryeqytet.Prej gati 20 vitesh kjo sasi lëndësh kimike, ku në përbërje kishte edhe cianur,ishte kthyer në një problem mjaft serioz për bizneset aty pranë. Ergys Agastra kryeinspetori i mjedist në Shqipëri u shpreh se nga harta e vendit u fshi një hot-spot kimik.Ndërkohë ish-përgjegjësja e kësaj uzine sqaroi se asnjëhrë nuk ka patur probleme për shëndetin e njerëzve apo edhe të punëtorëve të uzinës,pasi sasia e cianurit ishte e siguruar.Ndërkaq sasia prej 700 kiligramësh do të trasportohet për në Elbasan atje ku do ti nënshtrohet edhe procesit të shkatërrimit. Ndërkohe në Shqipëri numërohet gjithësej 31 pika të nxehta,që kanë shërbyer si vendgrumbullimi lëndësh kimike.