BKT: Në 2014-ën do rrisin performancën

Teksa jemi në muajin e fundit të këtij viti, Banka Kombëtare Tregëtare bënë bilancin e punës së saj. Ky ka qënë një vit elektoral dhe në anën tjetër nuk ka qënë një vit i favorshëm finaciare. Ja si e sheh drejtori i BKT Seyhan Penxhabllëil 2013.“Çështja është se kohët e fundit situata finanicare dhe bankare është shumë e komplikuar. Vështirësitë më të mëdha si rezultat edhe i ndërrimit të qeverive. Periudha elektorale zgjedhjet dhe pasiguria që transmeton procesi zgjedhor ndikojnë edhe në situatën finaciare. Kjo është hera e parë për mua që vij në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit dhe më duhet të pranoj se gjendja financiare nuk është ajo që ne dëshirojmë.  Unë uroj që viti 2014 të jetë më i miri duke sjell më shumë siguri financiare” ka theksuar ai.Po cilat janë sfidat e vitit që vijnë? Çfarë do të bëjë BKT për të të qënë sa më afër klientëve dhe qytetarëve?“BKT është shumë e kënaqur me performacën e treguar gjatë 2013, e megjithatë kjo nuk do të thotë se sistemi i tanishëm nuk kërkon riformim. Ne kemi si qëllim të vazhdojmë investimet dhe bashkëpunimet e ndërrmarra deri më tani dhe shpresojmë që këto investime të vazhdojnë edhe në 2014. Qëllimi ynë është që të rritemi ekonomikisht dhe të bëjmë më shumë para pavarësisht situatës aktuale, me zgjedhje apo në krizë kjo nuk ka shumë rëndësi” ka shtuar ëmë tej ai.Çmimet janë një stimul për perfomacnën e treguar. Kjo bankë është Vlerësuar me 3 çmime prestigjoze.“Ne kemi marrë disa çmime dhe vitin e fundit jemi vlerësuar me 3 çmime nga revista prestigjoze. Sigurisht është shumë bukur kur të tjetër të vlerësojnë. Kjo ka ndodhur edhe vitin e kaluar dhe përveç kënaqësisë që merr nga vlerësimi është dhe përgjegjësia që lind bashkë me vlerësimin dhe kjo kërkon një angazhim më të madh.