Meta-Daul: Shqipëria ka bërë progres dhe meriton mbështetje për integrimin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një drekë pune me presidentin e Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul.Në takim u vlerësua progresi i bërë nga Shqipëria ndërsa u kërkuar edhe mbështetje për integrimin në Bashkimin Europian.Në fjalën e tij, Meta theksoi se politika shqiptare e bashkuar për integrimin evropian, pasi është projekt kombëtar.Ai shtoi se Shqipëria vlerëson maksimalisht mbështetjen e Parlamentit Evropian për marrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Europian.Nga ana e tij, Daul u shpreh se Shqipëria po përparon por kontributi dhe përgjegjësia për të ardhmen është e të gjitha palëve.  Ai theksoi se bashkëpunimi i qëndrueshëm mes të gjitha forcave politike është kyç për integrimin.Gjithashtu kreu I Kuvendit Ilir Meta vlerësoi kontributin e Daul dhe i uroi atij suksese në krye të Partisë Popullore Evropiane.