Rihapet dosja “21 janari”, hetimet janë përqendruar te ish-drejtues të policisë

Prokuroria rinis hetimet për torturën dhe dhunën e policisë ndaj demonstruesve të 21 janarit. Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të Prokurorisë së kryeqytetit, ku 6 prokurorë dhe disa hetues jane angazhuar për zbardhjen dhe identifikimin e policëve qe ishin ne vendngjarje ate dite.Prokuroria sqaron se hetimet janë përqendruar ndaj drejtuesve të policisë që urdhëruan vartësit të shpërndajnë demonstruesit me dhunë dhe t'i shoqërojnë ata me pas në ambienteve te qelive të komisariateve.Prokurorët kanë sekuestruar planin e masave dhe po identifikojnë e marrin në pyetje të gjithë agjentët civil, punonjësit e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte dhe oficerëve të Drejtorisë së Policisë dhe Komisariateve të angazhuar dhe fiksuar nga kamerat e mediave të ndryshme, pasditën e 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".Pjesë të hetimeve, mësohet se prokurorët e kanë bërë edhe raportin e publikuar nga "Komiteti për Parandalimin e Torturave, Trajtimit apo Dënimit Çnjerëzor e Degradues" të hartuar nga komisionerët e Këshillit të Evropës.Sipas këtij raporti, policia ka kryer arrestime të dhunshme, duke qëlluar me grushta, shkelma dhe shkopinjtë e gomës protestuesit, madje edhe kalimtarë të rastësishëm apo gazetarë që ndodheshin në bulevard.Prokuroria, saktësoi se janë mbi 116 kallëzime penale, nga demonstrues, qytetar të rastësishëm dhe gazetar që kanë denoncuar dhunën ndaj policisë.