Falimentimi i “Belle Air”, 3 Ministra te komisioni i ekonomisë: Nuk pagoi taksat
Tre ministra të kabinetit Rama kanë dhënë llogari para Komisionit të Ekonomisë dhe Financave për falimentimin e kompanisë Belle Air.Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes kanë raportuar para deputetëve në lidhje me situatën e krijuar.Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se kjo kompani nuk ka shlyer asnjë detyrim për 5 vite dhe i bëri apel që të shlyejË detyrimet.Ndërkohë që Ministri, Arben Ahmetaj, deklaroi se xhiroja e kësaj kompanie ka qenë 115 milion euro dhe nuk ka shlyer asnjë detyrim.Ndërkohë që ka shitur edhe 52 mijë bileta në avancë.Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, premtoi se qytetarët do të rimbursohen dhe së shpejti do të zbardhet gjithçka.Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, pati përplasje me ministrat Ahmetaj dhe Haxhinasto në lidhje me situatën financiare të dhe monopolin që kishte krijuar kjo kompani.Kompania Belle Air shpalli falimentin si rezultat i krizës financiare dhe bllokimit të llogarive disa ditë më parë.