Berisha: Rama sulm kibernetik financave, zhduku 4.3 milion dosje fiskale

Nga zyra e tij e deputetit, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për ndërhyrje të paligjshme në deklaratat fiskale të bizneseve dhe qytetarëve. Në një konferencë për shtyp sëbashku me ish- drejtorin e sistemit të IT-së të sistemit tatimor, Renald Riska, Berisha tha se janë zhdukur në mënyrë antiligjore 4.3 milionë deklarata fiskale.“Persona zyrtarë në dhunim flagrant të çdo ligji të vendit kanë shtrirë dorën e zezë të tyre mbi të dhënat, deklaratat fiskale të bizneseve dhe të qytetarëve dhe kanë zhdukur në drejtim të panjohur jo më pak se 4.3 milionë deklarata. Të dhënat e një shteti janë të shumëllojta, në terësi Presidenti i Republikës dhe Kryeministri i vendit kanë të drejtën e deklasifikimit të tyre, por jo të të gjitha të dhënave. Ky shtet dhe çdo shtet tjetër i lirë ka disa të dhëna dhe ky është grupi i të dhënave që nuk mund kurrë ti marrë kurrë një Kryeministër as dhe një kryetar shteti sepse ligji këtë të drejtë ja ka njohur vetëm agjentit tatimor që operon me to dhe gjykatësit kur ka dosje në shqyrtim, prokurorit të shtetit kur ka dosje në hetim. Që të gjithë të tjerët pa përjashtim mund ti marrin këto të dhëna vetëm pasi të marrin pëlqimin me shkrim të zotëruesit të tyre, qytetarit, vetëm në këtë rrethanë ato humbasin konfidencialitetin. Të dhënat janë rrëmbyer në mënyrën më antiligjore.Ky operacion i kryer me urdhër të kryekreut, kryehetuesit, kryeprokurorit Edi Rama është drejtuar nga një këshilltar i tij IT dhe këshilltari tjetër i IT-së i ministrit të Financave, i vëllai i Ministrit Gjiknuri, i cili ndërkohë që shkon për të kryer veprime është vetë në biznes të rëndë si konsulent IT-së” tha ai.Përmes ndërhyrjes në të dhënat tatimore, Berisha tha se qindra e mijëra bizneseve u janë vendosur gjoba në mënyrë të padrejtë, duke lëvizur datat e deklaratave.“Ka ndodhur tjetra shumë e rëndë, janë lëvizur datat dhe me këtë akt janë vendosur automatikisht në kushte gjobe qindra e mijëra biznese, ndër të cilat Ambasada të vendeve mike dhe një seri biznesmenësh që skishin asnjë detyrim gjobe” tha ai.Ish-kryeministri ndërsa vlerësoi punën e ish-shefit të IT në Drejtorinë Tatimore Renald Riska, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”, në lidhje me dyshimet për fshirjen e të dhënave nga sistemi i Tatimeve, e cilësoi akt policezk dhe të turpshëm arrestimin e tij.“Zotëria që kam në krah është Drejtor i sistemit të IT të sistemit tatimor, Renald Rista, që ia ka dalë të vendosë në Shqipëri një nga sistemet më të avancuara. Ka marrë si shpërblim për gjithë këtë punë që ka bërë arrestin e tij nga Drejtoresha e tij tatimore nëpërmjet urdhërit të Tahirit, të cilin gjykata e ka shpallur të paligjshëm. Ky është një akt policezk i turpshëm, i denjë vetëm për një shtet policor dhe kurrë për një shtet ligjor” u shpreh Berisha.