Replika në Komisionin e ligjeve, opozita apel mazhorancës: Tërhiqni ndryshimet në kod

Pavaresisht kundershtive te misionit amerikan që asiston Këshillin e Ministrave në fushën e drejtësisë dhe Organizates per Siguri dhe Bashkepunim Europian, mazhoranca eshte e vendosur per ndryshimet ne Kodin e Proçedurës Penale dhe Ligjit Anti-mafia.Per depuetet e mazhorances korrupsioni eshte emergjence kombetare dhe sipas tyre duhen marre masa te menjehereshme.Por opozita mbetet e palekundur ne kerkesen e saj per ta terhequr kete Pr.Ligj dhe per te perfshire te gjitha rekomandimet e nderkombetareve.Deputeti Spartak Braho, letren e OPDAT dhe OSBE nuk e lexon si kundershti, por si rekomandim per ta persosur ate.Punimet ne Komisionit të ligjeve nuk kaluan pa debat mes paleve. Deputeti socialist, Xhemal Qefalia, goditi me stilolaps deputetin Kastriot Islami.Por nderkohe dhe eksperti i Bashkimit Europian per reformen ne drejtesi, i ka derguar Komisionit te ligjeve rekomandime mbi pakten "anti-korrupsion" , ku ka kerkuar qe te krimet e renda te mos gjykojne raste te korruspionit ne nivel te ulet, te qartesohet menyra e harmonizimit te punes ndermjet institucioneve, si dhe te rritet numri i prokuroreve dhe gjyqtareve tek krimet e renda.