Auditi i "Deloitte", Cani: Borxhi ndaj biznesit është 24.6 miliardë lekë

24.6 miliarde leke është shuma që qeveria i detyrohet biznesit vendas e te huaj. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka bërë publik raportin e auditimit të kompanisë “Deloitte”, ku 65 % të shumës e marrin punët në infrastrukturë më pas vjen shëndetësia dhe arsimi. Sipas kreut të Financave, ky borxh është vetëm faturat e papaguara që qeveria u ka firmave dhe këtu nuk përfshihet TVSH e parimbursueshme.“Ne erdhëm me një premtim që të qeverisnim shqiptarët. Pamë se modeli i vjetër i qeverisjes nuk ecte më. Nuk vazhdohej më me një qeveri që futej në borxh me të gjithë dhe nuk paguante. Ne bëm një premtim që ti thoshim shqiptarëve se sa është borxhi real. Vetëm kështu ne mund të vijohet me pagesat. MF prioritet te saj kishte identifikimin e borxhit të vjetër që buxheti ka ndaj biznesit vendas e të huaj. Shumë na mirëkuptuan, kishte të tjerë që na penguan, pasi deshën të mos i hapen petët byrekut. Opozita t’i hapë mirë veshët dhe të dëgjojë atë që rezulton sot nga borxhi që ish qeveritarët e djeshëm kanë krijuar vetëm ndaj biznesit. Në procesin e auditimit Deloitte ka pasur mbështetjen e MF dhe të tjerave të linjës pasi inventari kishte nevojë të identifikohej deri në detaje. 15 bizneset që ishin më kryesoret dhe kishin pjesën te 78.2% të atij borxhi që rezultonte nga qeveria. U kërkua informacion mbi kopjet e kontratave që lidheshin me këtë borxh dhe të dhënat e publikuara në ëebsite e kërkuara nga bizneset” tha Cani.Përsa i përket shlyerjes së këtyre detyrimeve, Ministri i Financave, deklaroi se pavarësisht dëshirës për të shlyer gjithçka me një këst kjo do të varet prej huasë që do merret. Sipas Canit aktualisht po diskutohet me FMN dhe BB për marrjen e një borxhi.“Borxhet nuk do shlyhen nga paret e e buxhetit por nga një hua e marrë. Jemi në fazën e negociatave të huasë dhe ta marrim njëherësh dhe të shlyejmë njëherësh. Është dhe një munësi të shlyejmë nga buxheti, nëse mundemi, mund të bëjmë parapagim deri në momentin kur të marrim hua. Eshtë ende shpejt. Këtu do jemi. Koha kur të ndërtosh sot e të paguesh kur të mundemi ka mbaruar. Ky borxh janë si 1 milionë shuplaka për papërgjejgshmërinë e qeverisjes së vendit”- tha Cani.Aktualisht Ministria e Financave ka nisur verifikimin e kontratave në terren, pas të cilave pritet të nisë edhe shlyerja e detyrimeve.