Pezulloi ekstradimin e Paro Laçit, Naço kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2013, 17:17
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i ka propozuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë masën shkarkim nga detyra për gjyqtarin Ibrahim Hoxha.Sipas Naços, kjo masë disiplinore vjen pasi Ibrahim Hoxha, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës ka kryer shkelje të rënda procedurale,pasi pezulloi ekstradimin e Paro Laçit.Biznesmeni Laçi, i njohur edhe si një nga aksionerët e Futboll Klub “Partizani”, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar me kërkesë të Drejtësisë italiane.Sipas autoriteteve të Drejtësisë së vendit fqinj, biznesmeni dyshohej se në vitin 1997 ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në këtë vend dhe se figuron një dënim me burg i dhënë ndaj tij.