Masat e shërbimit pyjor Elbasan, 8 raste në ndjekje penale

1 milion e 340 mije leke jane gjobat e vendosura nga Drejtoria e sherbimit pyjor ne qytetin e Elbasanit, nderkohe qe kontrollet per parandalimin e prerjes se kesaj pasurie jane intensifikuar.Ilir Berisha, shef i policise pyjore, bene me dije se aktualisht jane evidentuar 24 raste ku eshte nderhyre ne menyre te paligjshme per prerjen e tyre, nderkohe qe per 8 te tilla kane nisur edhe proçedimet penale.Shkaterrimi kesaj pasurie mijera vjeçare po kryhet jo vetem nga individe te veçante, por edhe firma te ndryshme te cilat e perpunojne ate.Pavaresisht se pjesa e me e madhe e tyre kane kaluar ne administrim te njesive vendore, serish fenomeni i prerjes se tyre ne menyre te paligjshme dhe te pa kontrolluar vazhdon.