Lezhë, familja që jeton në rulotë, shërbimi social premton ndihmë

Perfaqesues te sherbimit social shteteror kane udhetuar drejt qytetit te Lezhes,ku kane ofruar ndihme per familjen Perdoda, e cila prej kohesh jeton brenda nje rulete,si e vetmja zgjidhje për ta.Pas publikimit te ketij rasti ne ekranin e Ora News, Ardiana Jaku, Drejtoreshe e sherbimit social pasi eshte njohur nga afer me situaten, perveç ndihmes se paketes ushqimore, ka garantuar angazhim dhe bashkepunim me te gjitha institucionet apo bizneset e ndryshme per ti ardhe ne ndihme Drita Perdodes dhe 4 femijeve te saj,syte e te cileve tashme jane drejtuar tek donatoret.Drita Perdoda dhe 4 femijet e saj jetojne ne hapësiren e nje ruloti prej 10 metra katrore, pa asnje te ardhur dhe me mungesen e ndihmes ekonomike qe nuk eshte levruar prej 6 muajsh.Apeli per ndihme i kesaj familje gjeti mbeshtetjen e televizionit Ora News, i cili jo vetem vuri ne levizje sherbimin social shteteror, por ka angazhuar individe dhe organizata te ndryshme, te cilet po bejne perpjekje per siguruar ndihma dhe donacione per keta femije, qe me te drejte kerkojne te kene nje femijeri ndryshe nga ajo e deritanishmja, e cila i ka ofruar vetem vuajte dhe dhimbje.