Spitali rajonal i Kukësit, kushtet jashtë ç’do lloj standarti
Duhet te ishte nje godine per tu admiruar, por ne fakt eshte kthyer ne nje meshirim te vertete. Behet fjale per spitalin rajonal te Kukesit, i cili per vite me rradhe eshte jashte çdo lloj standardi, persa i perket infrastruktures, ne nje kohe qe per rendesine qe ka duhet te ofronte te tjera kushte per pacientet, te cilet duhet te mendohen mire nese ajo qe ofron ky institucion do te ndikoje ne permiresimin ose jo te shendetit te tyre.Lageshtire qe dominon ne çdo dhome, amortizim i kaldajes, suvaja e rrezuar ne pjesen me te madhe te saj, korridore me pllaka te hequra jane disa nga fenomenet me te cilat ndeshesh porsa hyn ne ambjentet ketij spitali, ne qofte se mund te quhet ende i tille.Kjo situate skandaloze, eshte pranuar edhe nga Drejtoresha e ketij spitali, Hasie Zeneli, e cila eshte shprehur se kjo eshte nje gjendje e trasheguar nder vite. Njekohesisht Zeneli ben me dije se nga ana e Drejtorise se ketij institucioni, eshte hartuar nje master plan i cili i eshte dorezuar Ministrise se Shendetesise, por ende nuk po vihet ne zbatim.Mungesa e fondeve dhe pamundesite financiare qe ka ky institucion nuk perballojne dot nderhyrje, te cilat do te ndryshonin situaten prane ketij spitali, ku numri i pacienteve eshte teper i konsiderueshem duke qene nje institucion ne sherbim edhe te qytetareve te rrethit te Hasit dhe Tropojes.