Abuzimet me pagesat e invalidëve, shërbimi social padit 54 vetë në prokurorinë e Fierit

Ministria e mirëqënies sociale dhe rinisë ka kallëzuar në Prokurorinë e Fierit anëtarët e komisionit  mjeko-ligjor të spitalit rajonal Fier dhe administrator të ndihmës dhe shërbimeve sociale në komunën Cakran me motivacionin e shpërdorimit të detyrës.Në një konferencë për shtyp drejtoresha e shërbimit social Etleva Bisha ka theksuar se  këta persona dyshohet se me veprimet apo mos veprimet e tyre kanë shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit dhe kanë keqmenaxhuar pagesat e aftësive të kufizuara.“Nga kontrolli i ushtruar nga auditi ka rezultuar se nga 542 persona me aftësi të kufizuar në Komunën Cakran, 54 prej tyre e kanë përfituar në mënyrë të parregullt pagesën pasi rezultojnë me mangësi të dokumentacionit në dosjet e tyre.  Sipas vlerësimit vetëm për 9 raste që janë gjetur me shkelje dëmi ekonomik shkon 2 milionë e 782 lekë” tha Bisha.