Vrasja në Durrës, Basha: Policia të shkundet nga plogështia
Kreu i opozitës, njëherësh kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha duke reaguar për vrasjen e gjimnazistit në Shkozet.Ai akuzoi qeverinë, jo vetëm për paaftësi në luftën ndaj krimit, por me ‘praktikat që po ndjek po njehsohet dita ditës me të’.“Kjo është një ditë e tmerrshme për një familje durrsake, por edhe një ditë e keqe për qytetarët, pasi tregon dështimin total të qeverisë për të luftuar krimin, sinjalet negative të keqpërdorimit të policisë së shtetit po i jep krimit ordiner dhe të organizuar. Pra me hapat që po hedh kjo qeveri nuk po ndihmon me një shtet më të sigurtë me rend e ligj, por po njehsohet me shpejtësi ndër qeveritë më të dështuara të Ballkanit. I bëj thirrje strukturave të policisë së shtetit të shkunden nga plogështia, të refuzojnë skenarët politikë që u servilen nga krerët dhe të bëhen një me qytetarët, qeveria me praktikat që po ndjek po njehsohet dita-ditës me krimin” tha Basha.Ndërkohë që në një reagim në rrjetin social facebook, Basha u shpreh ngushëllimi familjarëve të viktimës.“Ndihem tejet i shokuar, për ndarjen nga jeta në mënyrë kaq tragjike të Adriatik Totës.Unë, çdo prind dhe jam i bindur çdo qytetar shqiptar e ka përjetuar me hidhërim të thellë, vrasjen brenda ambienteve të shkollës, së të riut Adriatik Tota.Kjo ngjarje e paprecedentë, e ndodhur brenda ambienteve të shkollës është mesazhi më i keq për sigurinë që po jep sot Policia e Shtetit dhe qeveria, është një fakt tronditës për çdo prind që çon fëmijët në shkollë.Dua të shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit, familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. Zoti u dhëntë forcë dhe kurajo, për të përballuar këtë dhimbje të madhe!”Edhe ish-Kryeministri, Sali Berisha, e ka dënuar ashpër kete krim te shemtuar, ndërsa ka shprehur ngushellimet për familjen e te ndjerit.“Dhimbje, dhimbje dhe pikellim i thelle. Ngjarje horror. Nje jete keputet nga dora e zeze ne nje institucion shteteror ne tempullin e dijes, ku jeta duhet te ishte me e sigurt se kudo. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar, le te shpehim ne te dashur miq, ngushellimet tona me te sinqerta familjes se te ndjerit, mesueseve, shoqeve, shokeve te shkolles dhe t'i lutemi Zotit qe shpirti i engjullit Adriatik Toto te gjeje paqen e merituar!”shkruan Berisha në fb.