Gjykata administrative, rritet numri i çështjeve që shqyrtohen prej saj
Vetem 1 muaj pas nisjes se funksionimit te saj, ne gjykaten administrative te Shkodres jane paraqitur deri me tani 30 çeshtje per gjykim,ose ndryshe nje çeshtje ne dite.Kryetarja e kesaj gjykate, Valbona Durraj, shprehet se pjesa me e madhe e çeshtjeve jane per largime nga puna dhe proçedurat tatimore.Ajo qe paraqitet problematike eshte informacioni i paket qe kane vete qytetaret per menyren se si duhet ti drejtohen kesaj gjykate, pasi ata nuk dine se ku e shtrin funksionin e vet ky organ.Afatet jane nje tjeter pike, ku kjo gjykate e ka te perqendruar punen e saj dhe nese ata nuk zbatohen atehere padia nuk pranohet.Muajt ne vijim parashikohen intensive, ku sipas kryetares Durraj pritet qe numri i çeshtjeve te 3 fishohet. Ndryshe nga gjykatat e tjera, ne ate administrative çeshtja mendohet te gjeje zgjidhje brenda 90 ditesh.