Kukës, konkurenca e paligjshme, protestojnë drejtuesit e furgonëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2013, 17:22
Konkurenca e paligjshme ka detyruar drejtuesit e automjeteve 8+1 që transportojnë pasagjerë nga Kukësi drejt Tiranës dhe anasjelltas, te protestojne perpara ambjenteve te Prefektures.Ata i kanë kërkuar Prefektit të qarkut ndërhyrje të menjëhershme per te bllokuar kete fenomen, i cili lejon transportimin e pasagjerëve nga automjete që nuk janë të liçensuara për këtë qëllim.Ramë Hoxha, prefekt i Kukësit, ka deklaruar se kërkesat e drejtuesve të automjeteve janë shumë të drejta dhe menjëherë do të ngrihet një grup pune, i cili do të bëjë të mundur largimin e te gjitha automejeteve, te cilat nuk kane dokumentacionin e duhur.