Dorëzohet pas 7 orësh, autori i vrasjes pranon krimin: E vrava se më ofendonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2013, 10:07
Një 16 vjeçar është vrarë me armë zjarri gjatë orës së mësimit nga shoku i tij i shkollës. Ngjarja e rëndë që i dha një goditje të fortë sigurisë në institucionet e edukimit ndodhi në shkollën e mesme profesionale 'Beqir Çela' në Shkozet të Durrësit.
Viktima e dy plumbave ka mbetur Adriatik Tota, nxënës i vitit të dytë në degën mekanike, i cili u qëllua nga një nxënës tjetër i shkollës u identifikuar si Endrin Varaku, 15 vjeç.Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik u shënua rreth orës 10:00 të mëngjesit, në kohën kur nxënësit e vitit të parë po zhvillonin praktikën në një nga ofiçinat mësimore të shkollës.
Mësohet se autori ka hyrë në orën e mësimit dhe ka zbrazur në një distancë të afët, në drejtim të bashkëmoshatarit të tij, armën tip pushkë të modifikuar dhe është larguar me shpejtësi.
Policia tha se armën e ka gjetur të hedhur vetëm pak metra larg vendngjarjes sëbashku me disa veshje qe mendohet se jane te nxenesit qe kreu krimin.Plagët e rënda nuk i kanë dhënë mundësi shpëtimi 16-vjeçarit Tota, i cili ishte djali i vetëm dhe vëlla i tre motrave. Ai ishte me origjinë nga Kukësi dhe prej disa kohësh jetonte në Sukth.Vetëm 7 orë pas krimit të rëndë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të këtij krimi, falë bashkëpunimit të familjarëve të tij. Policia bën me dije se ka arrestuar Endrin Varakun në një lokal të Durrësit, ndërsa sqaroi se ngjarja e rëndë ka si motiv një grindje mes dy adoleshtentëve.15-vjeçari është shoqëruar në policinë e qytetit bregdetar ku gjatë marrjes në pyetje nga policia Varaku ka pranuar dhe kryerjen e vrasjes së bashkëmoshatarit të tij. 15-vjeçari rrëfeu në polici se kishte hequr qytën e pushkës automatike dhe më pas armën e kishte fshehur poshtë përparëses së punës.Nga ana tjetër rreth orëve të mbrëmjes policia ka arrestuar dhe mësuesin e kësaj shkolle, Thoma Llazari, i cili po zhvillonte mësim në kohën që është kryer krimi. Sipas policisë së Durrësit arrestimi i Llazarit është bërë për moskallëzim të autorit të vrasjes dhe pse e kishte parë."Policia e Qarkut Durrës ka arritur të kapë pasditen e sotme shtetasin E.V., 15 vjeç, i cili vrau me armë zjarri 17-vjeçarin A.T. ne mjediset e shkollës “Beqir Çela” në Shkozet. Kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë është realizuar rreth orës 16:45, falë edhe bashkëpunimit të familjarëve të personit të kërkuar. Që prej momentit të ngjarjes, policia kishte marrë masa të shumta duke kontrolluar banesat e familjarëve dhe të afërmve të autorit të dyshuar si dhe kishte duke ngritur postoblloqe kontrolli në të gjitha akset rrugore të zonës. Krahas këtyre masave u kontaktua me familjarët e autorit duke ju bërë të qartë situatën në të cilën ndodhej fëmija i tyre. Pas një sërë veprimesh policore për identifikimin e lidhjeve të tij dhe kontakteve të tij më të fundit falë edhe bashkëpunimit të familjarëve u bë kapja e E.V. në një prej lokaleve të qytetit të Durrësit. Nga deklarimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta të një grindjeje mes adoleshentësh. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet e çështjes do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës"- njoftoi Ministria e Brendshme.Tahiri: Ngjarja ka tronditur sigurinë në shkollaNdërkohë, në Shkozet kanë shkuar dy ministrat, ai i brendshëm Sajmir Tahiri dhe e arsimit Lindita Nikolla si dhe deputetë të opozitës.
Në fjalën e tij, ministri i brendshëm Saimir Tahiri theksoi se ngjarja ka tronditur sigurinë në shkolla.Ai ka shtuar se ka një plan masash të posaçme, dhe garanton prindërit për ruajtjen e sigurisë nëpër institucionet arsimore.Tahiri thotë se policia është pranë identifikimit dhe arrestimit të autorit, i cili sipas tij është nxënës i kësaj shkolle.“Është ngjarje e rëndë që më ka tronditur në radhë të parë si prind edhe më pas për detyrën që mbaj. Garantoj të gjithë prindërit që policia e shtetit është në krye të detyrës për të siguruar jetën e cdo fëmije në shkolla. Është një ngjarje që na bën që të reflektojmë për sigurinë në sistemet arsimore. Kemi gjetur një situatë që nuk i përmbush të gjitha kushtet e sigurisë në shkolla. Jemi në fazat që po marrin hapat e duhurura lidhur me masat radikale që duhet të marrim për të garantuar siguri absolute në sistemet arsimore” është shprehur Tahiri.Ndërsa ministrja e arsimit Lindita Nikolla është shprehur se nuk gjen fjalë për të ngushëlluar nënën e djalit që humbi jetën ndërsa ka shtuar se do të bëhet gjithçka që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.“Janë dy nëna të tronditura sot pasi është një i ri që është vrarë dhe është po një I ri që është kthyer në kriminel. Është tronditje e thellë që kërkon angazhime të posaçme. Situata që ne gjetëm ishte e vështirë por ne jemi të gjithë bashkë dhe jemi të qartë për programet e ndërhyrjes që duan kohën e tyre. Ky rast tregon se sa shumë e rëndësishme është që të krijojmë në frontin e edukimit partneritetin mësues-prindër dhe nxënës” tha Nikolla.Familjarët e viktimës përmes një prononcimi i kërkojnë qeverisë të gjejë dhe të arrestojë autorin. Ata ishin pranë morgut ku prisnin të tërhiqnin kufomën.“Jemi shume tronditur nga ngjarja. Nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Kërkojmë që shteti të arrestojë autorin dhe organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi”- thanë ata.Ministria e Brendshme jep detaje për ngjarjen: Po merren në pyetje dëshmitarëtParaditen e sotme, ora 09:50, nëpërmjet një telefonate u mor njoftimi në Sallën Operative të DPQ Durrës, për të shtëna me armë zjarri në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet. Në mënyrë të menjëhershme drejt vendit të ngjarjes janë nisur 3 patrulla policore.Në orën 09.55 punonjësi i Policisë së Zonës konfirmoi se në ambientet e kësaj shkolle kishte ndodhur një vrasje, viktimë e së cilës mbeti shtetasi A.T., 16 vjeç, banues në fshatin Vadardhë Durrës, nxënës i vitit të dytë.Në vendgjarje u dërguan Grupi Hetimor, i cili kreu veprimet e para nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës. Ndërkohë për hetimin e gjerë të ngjarjes u përfshinë specialistë nga disa struktura të Policisë së Durrësit. Nga hetimet e deritanishme rezulton se autor i kësaj ngjarje është shtetasi E.V., 15 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, nxënës i vitit të parë të kësaj shkolle të mesme.Rezulton se ngjarja ka ndodhur në ambientet e ofiçinës së shkollës. Dy klasat respektive të nxënësve të përfshirë në ngjarje, po zhvillonin praktikën mësimore në atë moment. Në vendin e ngjarjes u bllokua arma e zjarrit, e cila kishte reduktim në disa pjesë të saj (që shërbenin për zvogëlimin e përmasave fizike të armës).Aktualisht po punohet me intensitet në dy drejtime: për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes si dhe saktësimin e motiveve dhe mekanizmit të plotë të kësaj ngjarje.Për dokumentimin e plotë të rastit janë shoqëruar e po merren në pyetje një numër i madh personash të cilët kanë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarje si nxënës të dy klasave, shokë të palëve (viktimës dhe autorit), stafi pedagogjik, familjarë e të afërm si dhe po punohet në vijim për të identifikuar persona të tjerë të cilët mund të kenë pasur dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.Për marrjen e dëshmive të të miturve po aplikohen standartet e marrjes në pyetje në prani të psikologes si dhe ndjekja nga Prokurorja për Sektorin e të Miturve.Në kuadër të këtij hetimi do të kryhen gjithë verifikimet e nevojshme që lidhen me identifikimin e personave që mund të kenë pasur dijeni paraprakisht mbi veprimet e planifikuara nga autori, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre.PBDNJ: Të forcohet siguria në shkolla, ndëshkim më të ashpër të armëmbajtjes pa lejeLidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila përmes një deklarte për mediat shpreh ngushëllimet familjes Tota për humbjen e papritur e tragjike të djalit të tyre. PBDNJ thekson se ky rast duhet të shoqërohet me marrjen e masave urgjente për rritjen e garantimin e sigurisë në shkolla dhe forcimin ligjor e ndëshkimin më të ashpër të armëmbajtjes pa leje.“PBDNJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta e vëllazërore familjes Tota në Sukth të Durrësit për humbjen e papritur e tragjike të engjëllit të tyre. Jemi sa të prekur aq edhe të shokuar për këtë ngjarje tepër të rëndë që për mënyrën, vendin, rrethanat sesi ndodhi, ngarkon me përgjegjësi të rëndë shoqërinë e institucionet e saj. Dhimbja e kësaj ngjarjeje tragjike ka prekur sot çdo familje brenda dhe jashtë vendit, përveç ngushëllimit, solidaritetit e mbështetjes ajo kërkon edhe reflektim Politik,Institucional e Shoqëror.Ajo duhet të shoqërohet jo vetëm me zbulimin por edhe me kurimin e shkaqeve pse ndodhin ngjarje të tilla, me marrjen e masave urgjente:- Për rritjen e garantimin e sigurisë në shkolla- Për forcimin ligjor e ndëshkimin më të ashpër të armëmbajtjes pa leje, ashtu si dhe për kontroll të vazhdueshëm e për fushata sensibilizuese të dorëzimit e grumbullimit të armëve pa leje” thuhet në deklaratë.
Viktima e dy plumbave ka mbetur Adriatik Tota, nxënës i vitit të dytë në degën mekanike, i cili u qëllua nga një nxënës tjetër i shkollës u identifikuar si Endrin Varaku, 15 vjeç.Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik u shënua rreth orës 10:00 të mëngjesit, në kohën kur nxënësit e vitit të parë po zhvillonin praktikën në një nga ofiçinat mësimore të shkollës.
Mësohet se autori ka hyrë në orën e mësimit dhe ka zbrazur në një distancë të afët, në drejtim të bashkëmoshatarit të tij, armën tip pushkë të modifikuar dhe është larguar me shpejtësi.
Policia tha se armën e ka gjetur të hedhur vetëm pak metra larg vendngjarjes sëbashku me disa veshje qe mendohet se jane te nxenesit qe kreu krimin.Plagët e rënda nuk i kanë dhënë mundësi shpëtimi 16-vjeçarit Tota, i cili ishte djali i vetëm dhe vëlla i tre motrave. Ai ishte me origjinë nga Kukësi dhe prej disa kohësh jetonte në Sukth.Vetëm 7 orë pas krimit të rëndë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të këtij krimi, falë bashkëpunimit të familjarëve të tij. Policia bën me dije se ka arrestuar Endrin Varakun në një lokal të Durrësit, ndërsa sqaroi se ngjarja e rëndë ka si motiv një grindje mes dy adoleshtentëve.15-vjeçari është shoqëruar në policinë e qytetit bregdetar ku gjatë marrjes në pyetje nga policia Varaku ka pranuar dhe kryerjen e vrasjes së bashkëmoshatarit të tij. 15-vjeçari rrëfeu në polici se kishte hequr qytën e pushkës automatike dhe më pas armën e kishte fshehur poshtë përparëses së punës.Nga ana tjetër rreth orëve të mbrëmjes policia ka arrestuar dhe mësuesin e kësaj shkolle, Thoma Llazari, i cili po zhvillonte mësim në kohën që është kryer krimi. Sipas policisë së Durrësit arrestimi i Llazarit është bërë për moskallëzim të autorit të vrasjes dhe pse e kishte parë."Policia e Qarkut Durrës ka arritur të kapë pasditen e sotme shtetasin E.V., 15 vjeç, i cili vrau me armë zjarri 17-vjeçarin A.T. ne mjediset e shkollës “Beqir Çela” në Shkozet. Kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë është realizuar rreth orës 16:45, falë edhe bashkëpunimit të familjarëve të personit të kërkuar. Që prej momentit të ngjarjes, policia kishte marrë masa të shumta duke kontrolluar banesat e familjarëve dhe të afërmve të autorit të dyshuar si dhe kishte duke ngritur postoblloqe kontrolli në të gjitha akset rrugore të zonës. Krahas këtyre masave u kontaktua me familjarët e autorit duke ju bërë të qartë situatën në të cilën ndodhej fëmija i tyre. Pas një sërë veprimesh policore për identifikimin e lidhjeve të tij dhe kontakteve të tij më të fundit falë edhe bashkëpunimit të familjarëve u bë kapja e E.V. në një prej lokaleve të qytetit të Durrësit. Nga deklarimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta të një grindjeje mes adoleshentësh. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet e çështjes do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës"- njoftoi Ministria e Brendshme.Tahiri: Ngjarja ka tronditur sigurinë në shkollaNdërkohë, në Shkozet kanë shkuar dy ministrat, ai i brendshëm Sajmir Tahiri dhe e arsimit Lindita Nikolla si dhe deputetë të opozitës.
Në fjalën e tij, ministri i brendshëm Saimir Tahiri theksoi se ngjarja ka tronditur sigurinë në shkolla.Ai ka shtuar se ka një plan masash të posaçme, dhe garanton prindërit për ruajtjen e sigurisë nëpër institucionet arsimore.Tahiri thotë se policia është pranë identifikimit dhe arrestimit të autorit, i cili sipas tij është nxënës i kësaj shkolle.“Është ngjarje e rëndë që më ka tronditur në radhë të parë si prind edhe më pas për detyrën që mbaj. Garantoj të gjithë prindërit që policia e shtetit është në krye të detyrës për të siguruar jetën e cdo fëmije në shkolla. Është një ngjarje që na bën që të reflektojmë për sigurinë në sistemet arsimore. Kemi gjetur një situatë që nuk i përmbush të gjitha kushtet e sigurisë në shkolla. Jemi në fazat që po marrin hapat e duhurura lidhur me masat radikale që duhet të marrim për të garantuar siguri absolute në sistemet arsimore” është shprehur Tahiri.Ndërsa ministrja e arsimit Lindita Nikolla është shprehur se nuk gjen fjalë për të ngushëlluar nënën e djalit që humbi jetën ndërsa ka shtuar se do të bëhet gjithçka që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.“Janë dy nëna të tronditura sot pasi është një i ri që është vrarë dhe është po një I ri që është kthyer në kriminel. Është tronditje e thellë që kërkon angazhime të posaçme. Situata që ne gjetëm ishte e vështirë por ne jemi të gjithë bashkë dhe jemi të qartë për programet e ndërhyrjes që duan kohën e tyre. Ky rast tregon se sa shumë e rëndësishme është që të krijojmë në frontin e edukimit partneritetin mësues-prindër dhe nxënës” tha Nikolla.Familjarët e viktimës përmes një prononcimi i kërkojnë qeverisë të gjejë dhe të arrestojë autorin. Ata ishin pranë morgut ku prisnin të tërhiqnin kufomën.“Jemi shume tronditur nga ngjarja. Nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Kërkojmë që shteti të arrestojë autorin dhe organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi”- thanë ata.Ministria e Brendshme jep detaje për ngjarjen: Po merren në pyetje dëshmitarëtParaditen e sotme, ora 09:50, nëpërmjet një telefonate u mor njoftimi në Sallën Operative të DPQ Durrës, për të shtëna me armë zjarri në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet. Në mënyrë të menjëhershme drejt vendit të ngjarjes janë nisur 3 patrulla policore.Në orën 09.55 punonjësi i Policisë së Zonës konfirmoi se në ambientet e kësaj shkolle kishte ndodhur një vrasje, viktimë e së cilës mbeti shtetasi A.T., 16 vjeç, banues në fshatin Vadardhë Durrës, nxënës i vitit të dytë.Në vendgjarje u dërguan Grupi Hetimor, i cili kreu veprimet e para nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës. Ndërkohë për hetimin e gjerë të ngjarjes u përfshinë specialistë nga disa struktura të Policisë së Durrësit. Nga hetimet e deritanishme rezulton se autor i kësaj ngjarje është shtetasi E.V., 15 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, nxënës i vitit të parë të kësaj shkolle të mesme.Rezulton se ngjarja ka ndodhur në ambientet e ofiçinës së shkollës. Dy klasat respektive të nxënësve të përfshirë në ngjarje, po zhvillonin praktikën mësimore në atë moment. Në vendin e ngjarjes u bllokua arma e zjarrit, e cila kishte reduktim në disa pjesë të saj (që shërbenin për zvogëlimin e përmasave fizike të armës).Aktualisht po punohet me intensitet në dy drejtime: për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes si dhe saktësimin e motiveve dhe mekanizmit të plotë të kësaj ngjarje.Për dokumentimin e plotë të rastit janë shoqëruar e po merren në pyetje një numër i madh personash të cilët kanë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarje si nxënës të dy klasave, shokë të palëve (viktimës dhe autorit), stafi pedagogjik, familjarë e të afërm si dhe po punohet në vijim për të identifikuar persona të tjerë të cilët mund të kenë pasur dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.Për marrjen e dëshmive të të miturve po aplikohen standartet e marrjes në pyetje në prani të psikologes si dhe ndjekja nga Prokurorja për Sektorin e të Miturve.Në kuadër të këtij hetimi do të kryhen gjithë verifikimet e nevojshme që lidhen me identifikimin e personave që mund të kenë pasur dijeni paraprakisht mbi veprimet e planifikuara nga autori, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre.PBDNJ: Të forcohet siguria në shkolla, ndëshkim më të ashpër të armëmbajtjes pa lejeLidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila përmes një deklarte për mediat shpreh ngushëllimet familjes Tota për humbjen e papritur e tragjike të djalit të tyre. PBDNJ thekson se ky rast duhet të shoqërohet me marrjen e masave urgjente për rritjen e garantimin e sigurisë në shkolla dhe forcimin ligjor e ndëshkimin më të ashpër të armëmbajtjes pa leje.“PBDNJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta e vëllazërore familjes Tota në Sukth të Durrësit për humbjen e papritur e tragjike të engjëllit të tyre. Jemi sa të prekur aq edhe të shokuar për këtë ngjarje tepër të rëndë që për mënyrën, vendin, rrethanat sesi ndodhi, ngarkon me përgjegjësi të rëndë shoqërinë e institucionet e saj. Dhimbja e kësaj ngjarjeje tragjike ka prekur sot çdo familje brenda dhe jashtë vendit, përveç ngushëllimit, solidaritetit e mbështetjes ajo kërkon edhe reflektim Politik,Institucional e Shoqëror.Ajo duhet të shoqërohet jo vetëm me zbulimin por edhe me kurimin e shkaqeve pse ndodhin ngjarje të tilla, me marrjen e masave urgjente:- Për rritjen e garantimin e sigurisë në shkolla- Për forcimin ligjor e ndëshkimin më të ashpër të armëmbajtjes pa leje, ashtu si dhe për kontroll të vazhdueshëm e për fushata sensibilizuese të dorëzimit e grumbullimit të armëve pa leje” thuhet në deklaratë.PDIU: Siguria e fëmijëve duhet të jetë prioriteti absolut i qeverisë
Edhe PDIU ka kërkuar forcim të masave të sigurisë në shkolla, duke theksuar se siguria e fëmijve duhet të jetë prioriteti absolut i qeverisë dhe i të gjithë shoqërisë shqiptare.
“Ngjarja e sotshme e humbjes së jetës së një të riu, nxënësi, brenda mjediseve të shkollës është shokuese për të gjithë shoqërinë shqiptare. Siguria e fëmijve tanë duhet të jetë prioriteti absolut i qeverisë dhe i të gjithë shoqërisë shqiptare. Ngjarja e sotme është e rëndë, sepse ka humbur jetën një fëmijë dhe kanë humbur sigurinë të gjithë prindërit dhe fëmijët, mbarë shoqëria shqiptare. Sot, ne duhet të nisim një debat të gjerë shoqëror për sigurinë në shkollë dhe në shoqërinë tonë. PDIU ndan dhimbjen e thellë me familjen e viktimës, i cili humbi jetën në mënyrën më të padrejtë dhe i bën thirrje shtetit që të zbardh sa më shpejt ngjarjen e të vendosi përpara drejtësisë jo vetëm autorin e këtij akti makabër, por edhe të gjithë ata individë dhe institucione që duhet të siguronin se brenda mjediseve shkollore të mos mund të hynte askush i armatosur”thekson PDIU në deklaratën e saj.