Prishja e pallatit në Vlorë, reagon avokati Haxhia: INUK po shkel gjithë ligjet
Ndërsa fadromat e INUK depërtuan sot brenda kompleksit “Jon”, ku fillimisht kanë kryer prishjen e pishinës e cila ndodhet në pjesën ballore të pallatit 8 katësh, avokati i pronarëve të kompleksit, Maks Haxhia, e cilëson si të jashtëligjshme këtë ndërhyrje. Sipas tij, INUK ka shkelur afatin e lënë nga Këshilli i Ministrave, po ashtu edhe vendimin gjyqësor lidhur me këtë objekt. Haxhia deklaroi se do të bëjë kallëzim në Prokurori, po ashtu do ta ndjekë edhe në rrugë gjyqësore për të kërkuar dëmshpërblimin moral dhe material për cënimin e të drejtës së pronësisë të klientëve të tij.“Ajo që ne jemi të shqetësuar sot ka të bëjë me faktin se ndërkohë që është marrë vendimi dhe jepet një afat, është vepruar dhe ka ndërhyrë INUK duke injoruar afatin që u është lënë qytetarëve për të realizuar të drejtën për një tërheqje vullnetare të materialeve që ndodhen në pronën e tyre. Të mos harrojmë se ka një vendim gjyqësor që ka të bëjë me marrjen e masës provizore që të pushohet çdo lloj cënimi nga organet e INUK lidhur me ndërhyrjen në këtë objekt. Pra kemi një injorim edhe nga ana gjyqësore edhe nga ana individuale të së drejtës së pronësisë. Ne do ndjekim rrugën tonë, 38 pronarë do ti drejtohen Prokurorisë për të bërë kallëzimin dhe ndjekur rrugën ligjore për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë cënuar qoftë vendimin gjyqësor, qoftë dhe të drejtën e tyre si individë. Nëqoftëse KM do të kishte proçedurën e plotë të dokumentacionit të kërkuar që rrjedh që nga Kushtetuta deri te aktet nënligjore dhe të kishte vendimin e prishjes, pasi pa këtë vendim nuk mund të ndërhyhet në objekt atëherë të gjitha palët do të ishin të pozicionuara ligjërisht dhe kush të kishte pretendime do ti drejtohej gjykatës në ato rrugë të përcaktuara nga ana ligjore. Përveç Prokurorisë ne do evidentojmë edhe dëmin në rrugë gjyqësore, material dhe moral” tha Haxhia duke shtuar se mbylljen e kësaj çështje nuk e sheh në organet gjyqësore në vend por në gjykatën e Strasburgut.Duke analizuar vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave për shpronësimin , avokati i pronarëve të kompleksit tha shuma e përcaktuar nga qeveria 57 mijë lekë të reja për metër katror, nuk përfaqëson çmimin real të shitjes, duke pasur parasysh që ata kanë kontrata sipërmarrje me pronarët e truallit dhe ndërtuesit, ku çmimi mesatar është 1700 euro për metër katror.“Lidhur me vendimin 10/15 të datë 27.11 të KM me anë të cilit bëhet shpronësimi për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private objekte që preken nga reabilitimi mjedisor i vijës btregdetare, Uji i Ftohtë-Tuneli bashkia Vlorë. Unë jam kontaktuar me shqetësim nga banorët të cilët përfaqësohen prej meje, personalisht jam i surprizuar me mënyrën e vënies ne dijëni të këtij vendimi, vendim që cënon integritetin e personalitetit të individit dhe në raport të tij me pronën, vendim që u komunikohet shtetasve përmes mediave. Komunikimi i çdo vendimi dhe akti i administratës shtetërore duhet të bëhet drejtëpërdrejtë dhe individualisht me çdo person që i preket interesi.Ky vendim ka të bëjë me shpronësimin e objektit të pallatit në kompleksin “Jon”, shpronësim që bëhet për nevojat reabilitim mjedisor dhe në mbështetje të ashtëquajturës kërkesë kushtetuese të interesit publik. Ne nuk jemi kundër zbatimit të Kushtetutës, por Kushtetuta të respektohet duke patur parasysh se problemi i pronës është një çështje shumë delikate. Ky vendim i parë në aspektin juridik, është një akt që është e drejtë e institucionit që e ka nxjerrë, por nuk përfaqëson dhe nuk realizon asnjë nga ato pozicione të dypalëshme qoftë të qeverisë apo individit për të mbrojtur interesat e tij. Qytetarët janë paraqitur sot në Vlorë dhe kanë gjetur forca të shumta të INUK dhe policisë duke ndërhyrë me mjetet të shkatërrimit të ambjenteve rrethuese që kanë të bëjnë me anën funksionale të këtyre objekteve. Është vënë një afat 28 ditor për tu paraqitur dhe identifikuar pronarët lidhur me pronësinë e tyre për t’iu njohur e drejta e kompensimit.Banorët që kanë banesat e tyre kanë vajtur në objekt dhe nuk janë lejuar të futen dhe të marrin, pasi ka nga ata që duan ta realizojnë vullnetarisht dhe ka dhe të tjerë që do ndjekin anën ligjore pasi nuk është e thënë që të gjithë të jenë të kënaqur me atë shumë që është vënë për kompensimin, ku kompensimi për metër katror është 57 mijë lekë të reja, të jemi realist që ajo shumë nuk përfaqëson çmimin real të shitjes, duke pasur parasysh që ata kanë kontrata sipërmarrje me pronarët e truallit dhe ndërtuesit ku çmimi mesatar është 1700 euro.Por ky është aspekti i dytë që ata do ndjekin anën ligjore” përfundoi ai.Nis prishja e kompleksit "Jon", u lihet 5 ditë kohë banorëvePas shumë debatesh dhe kontesimesh nga banorët e kompleksit “Jo”’ në qytetin e Vlorës, ditën e sotme Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, i mbështetur edhe nga forcat e rendit ka nisur ndërhyrjen për prishjen e tij.Fadromat e INUK-ut kanë depërtuar brenda kompleksit ku fillimisht kanë kryer prishjen e Pishinës e cila ndodhet në pjesën ballore të pallatit 8 katësh.
Ndërhyrja e sotme është konsideruar e pjesshme ndërsa u është lën 5 ditë afat banorëve të pallatit, të heqin mobilimet nga apartamentet e tyre.Pavarësisht se banorët kanë nisur të largojnë orenditë e tyre shtëpiake sërish ata janë shprehur se vlerësimi i banesave nuk është kryer siç duhet pasi ato po vlerësohen me 350 euro metri katror në një kohë që sipas tyre çmimi real i blerjes së apartamenteve ka qenë 1300 euro.Pavarësisht këtij fakti ajo që tashmë është konkrete është ndërhyrja përfundimtare e fadromave dhe inspektorëve të INUK të cilat prej kohësh po mbanin të bllokuar këtë kompleks.Bashkia e Vlorës kërkon ndërhyrjen e INUK-utNdërkohë, Bashkia e Vlorës kërkon ndërhyrjen e INUK për prishjen e ndërtimeve nga Uji i Ftohtë tek Tuneli.Përmes një letre drejtuar Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Bashkia e Vlorës thekson se INUK duhet të ndërhyjë për ndërtimet që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare.Sipas Bashkisë, kërkesa bazohet në vendimin e Këshillit të Ministrave për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare."Kërkojmë ushtrimin e përgjegjësive të INUK-ut, si institucion në vartësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që me infrastrukturën e vet logjistike të ndërhyjë për prishjen e pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, sipas listës bashkëlidhur, miratuar me VKM nr 1015, datë 27.11.2013 “Për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë I Ftohtë-Tuneli, Bashkia Vlorë” thuhet në letrën drejtuar Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.