Sheshi “Skënderbej” kuq e zi për 100 vjetor, urojnë qytetarët

I gjithë sheshi “Skënderbej” është veshur kuq e zi, njerëz nga të gjitha trevat kanë arritur për të festuar këtë 100 vjetor të pavarësisë.Flamuj të shumtë mbizotëronin në të gjithë pjesët e rrugëve dhe njerëz të veshur kuq e zi si dhe të vizatuar flamurin shqiptar.Qytetarët shprehen se janë shumë të lumtur në këtë 100 vjetor dhe kanë ardhur në kryeqytet vetëm për të festuar.Për të festuar këtë festë shumë qytetarë kanë udhëtuar në mënyra të ndryshme. Disa në këmbë, disa e kanë bërë rrugën me kuaj që të ishin pjesmarrës në këtë festë të 100 vjetorit të pavarësisë.