Fotoja e Hoxhës, ish-të përndjekurit protestojnë: Qeveria po e rehabiliton

Portreti i Enver Hoxhës në ditën e kryerjes së homazheve nga e majta rebeloi ish-të përndjekurit dhe ish-të burgosurit politik, të cilët protestuan përpara Kyeministrisë.Ata e quajtën të padrejtë dhe të qëllimshme shfaqen e këtij portreti që në kujtesëne ish-të përndjekurve është e barabarte me dekada burgje dhe internime. Kreu i Institutit të të përndjekurve, Simon Miraka, tha se ky akt është i pafalshëm.Të njëjtin qëndrim mban edhe Fatmir Hoxha, kreu i Partisë Drejtësia e Mohuar e Re. Sipas të përndjekurve, protokolli i shtetit nuk duhet të kishte lejuar portrete të tilla që rehabiliton figurën e një diktatori.Duke i bërë thirrje Ramës të kërkojë faje publike, ish-të përndjekurit shprehen se do të vazhdojnë protestat.