Dhuna ndaj grave në rritje, PD: Rama të mos shkarkojë gratë nga puna

50% e grave fshehin dhunën e bashkëshortëve. Nga 2010 raste të denocuara këtë vit, mbi 1200 janë penduar dhe e kanë tërhequr denoncimin. Sikur të mos mjaftonte fakti se sa shumë gra dhunohen brenda mureve të shtëpisë, gratë në administratë ndihen të shqetësuara nga largimet e pamotivuara nga puna.Albana Vokshi, deputete e PD dhe njëherazi pjesë e “Aleancës së grave deputete” i kërkoi Kryeministrit Rama të bëjë kujdes me fshesën e largimeve nga puna, duke e argumentuar këtë me shkrirjen e strukturës së barazisë gjinore në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.Institucioni i Avokatit të Popullit sheh me shqetësim infrastrukturën dhe punën e dobet nga rezidencat ku strehohen gratë e dhunuara.Gjithashtu, Avokati i Popullit thotë se po heton 8 raste kur gratë janë ankuar se janë pushuar padrejtësisht nga puna. Por, Totozani propozon për herë të parë 2 nisma atë të ngacmimit moral në punë dhe në shtëpi.Ende pa u mbyll 2013-ta, 24 gra janë vrarë nga bashkëshortët. Institucionet shtetërore propozuan ngritjen e një qëndre emergjente, por të sigurt për të strehuar gratë e dhunuara dhe për të ndjekur ato më pas ligjërisht zgjidhjen e çështjes.