Leskaj: KiE të mos na monitorojë.Po marrim statusin, tani jemi partnerë

Kryetarja e delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Valentina Leskaj, i kërkon heqjen e monitorimit të KiE për Shqipërinë. Sipas Leskaj,një vend si Shqipëria që pret të marrë statusin e kandidatit për në BE në dhjetor, nuk duhet të jetë më nën ombrellën e KiE.Por raportuesi për Shqipërinë nga Asambleja Parlamentare i Këshillit të Europës, Xhonatan Evans, tha se për të plotësuar këtë kërkesë, vendi ynë duhet të realizojë reformat, duke vënë theksin edhe tek reformimi i KQZ.Deklaratat u bënë gjatë konferencës së organizuar nga Ministria e Jashtme“Shqipëria në KiE nga asistenca në partneritet”, ku u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes akademisë diplomatike të kësaj Ministrie dhe shkollës shqipëtare për studime politike.