Arvizu mesazh lamtumire drejtuar shqiptarëve: Faleminderit për mikpritjen

Në përvjetorin e 3-të të mbërritjes së tij në Shqipëri, njëkohësisht edhe në prag të largimit nga vendi ynë, kreu i Ambasadës amerikane në Tiranë, Aleksander Arvizu, i është drejtuar me një mesazh falenderimi popullit shqiptar. Përmes faqes së tij në rrjetin social facebook, Arvizu vlerëson mikpritjen shqiptare gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, si pasqyrimi i lidhjeve unike të miqësisë që ekzistojnë mes SHBA dhe Shqipërisë.“Të dashur miq: Dita e sotme shënon përvjetorin e tretë nga dita kur mbërrita në Shqipëri dhe doja të merrja një çast për të falënderuar popullin shqiptar për bujarinë dhe mirësinë e jashtëzakonshme që ka treguar ndaj meje dhe familjes sime. Jam i privilegjuar që përfaqësoj - Shtetet e Bashkuara në vendin tuaj dhe e di që mikpritja juaj e shkëlqyer është pasqyrim i lidhjeve unike të miqësisë që ekzistojnë mes vendeve tona. Teksa reflektoj mbi tri vitet e mia këtu, e di mirë që nuk mund të imagjinoja t’i kisha kaluar këto tri vite askund tjetër dhe jam mirënjohës për përvojën time këtu dhe për miqësitë që kam krijuar”, shprehet ambasadori Arvizu.Mandati i Ambasadorit Arvizu ka përfunduar që në muajin gusht të këtij viti, ndërsa do të lërë si pauses Donald Lu, një diplomat me më shumë se 20 vjet karrierë.